A është kjo kupa e shenjtë për ata që dëshirojnë të humbin në peshë?

  • 28 April 2020 - 15:02
A është kjo kupa e shenjtë për ata që dëshirojnë të humbin në peshë?

A ju lënë shpeshherë me dëshirën që të konsumoni pak tortë ushqimet me proteina, apo përzierjet për humbje në peshë? Vite rresht, personat që merren me dieta janë në kërkim për një produkt që i lë të kënaqur për orë të tëra dhe e vret dëshirën për të grimcuar diçka. Tani, shkencëtarët u janë përgjigjur atyre që u janë lutur për një prodhim të tillë, duke e zhvilluar një supë që përmban një substancë që bën të ndihemi më të ngopur. Supa përmban një formë të niseshtesë që merr kohë për t'u tretur në zorrë dhe është një nga ato ushqimet 'super ngopëse' të dizajnuara për të mbijetuar sulmet e urisë.

Studimet e atyre që supën e kishin konsumuar një herë në ditë 'sugjerojnë se ka reduktuar shumën e ushqimeve të tjera që të tjerët i kanë konsumuar', është raportuar në raportin e "New Scientist", megjithëse rezultatet e plota mbetet të publikohen. Supa është dizajnuar si pjesë e "Project Satin", ndihmuar nga Unioni Evropian. Dhe, në të ardhmen përpiluesit e dietave nuk do të kontrollojnë vetëm kaloritë, por edhe 'koeficientin e ngopjes' të ushqimeve të zakonshme që do të na tregojë se sa na ngopin ushqimet e caktuara. Substanca kyçe është 'niseshteja e fortë', që është ushqim në dardhë, bishtajore që po ashtu formohet në ushqimet me niseshte si në patate, pasta dhe në oriz, atëherë kur të gatuhen dhe lejohen për t'u ftohur.

Niseshteja e fortë nuk mund të tretet në zorrë të vogla, ku shumica e tretjes së ushqimit tonë bëhet, por mund të tretet vetëm në atë moment kur arrin në zorrë më të mëdha. Kur përfundimisht ajo të jetë tretur nga bakteret në zorrë, niseshteja liron një zinxhir me aminoacide. Më pas zorra dërgon sinjale për trurin që na bën të ndihemi më të ngopur. Një kritik i projektit "Satin", profesori Stephen Bloom, nga "Imperial College London". Nuk mendon se më shumë ushqime të procesuara janë përgjigjja për problemin e mbipeshës. 'Konsumimi i ushqimeve natyrale është më i lirë dhe shumë efektiv', ka thënë ai për revistën.

sPor, profesori Jason Halford, nga universiteti në Liverpul, i cili është duke e përgatitur supën me domate, thotë: 'Problemi është se një numër i madh i njerëzve nuk janë duke i konsumuar. Por, nëse ne mund të zhvillojmë ushqime të proceduara, që janë të shëndetshme dhe kontrollojnë dobitë e oreksit, mund të bëjmë një ndikim pozitiv te njerëzit'. James Stubbs, nga universiteti "Derby", është duke zhvilluar koeficientin e ngopjes për shumë ushqime që na tregojnë se sa ngopëse që janë. Ai thotë: 'Janë rreth 30,000 ushqime atje diku, dhe ka shumë të dhëna për to, por se nuk ju thonë asgjë rreth asaj se sa ngopëse janë ato ushqime'.

(Kosova Sot Online)