Mrekullia nga natyra: Bima kineze vret 98 për qind të qelizave të kancerit të gjirit për vetëm 16 orë

  • 28 April 2020 - 15:06
Mrekullia nga natyra: Bima kineze vret 98 për qind të qelizave të kancerit të gjirit për vetëm 16 orë

Në bazë të hulumtimeve të publikuara në "Life Science", artemisinina, derivat i bimës pelini i ëmbël (lat. Artemisia Annua L), i përdorur në mjekësinë kineze, mund të vrasë 98 për qind të qelizave për më pak se 16 orë. Nëse bima përdoret si e vetme, shkakton pakësimin e qelizave të kancerit të gjirit për 28 për qind, por në kombinim me hekur pelini i ëmbël me sukses ka "fshirë" kancerin pothuajse në tërësi. Për më shumë, në qelizat normale të gjirit pothuajse nuk kishte fare ndikim gjatë këtij eksperimenti. Artemisinina ishte përdorur edhe si preparat i fortë kundër malaries, por tashmë është vërtetuar se është efikas edhe kundër kancerit.

Kur gjatë studimit ishte shtuar edhe hekuri, që shpesh ishte grumbulluar në qelizat e infektuara me kancer, artemisinina në mënyrë selektive kishte sulmuar qelizat e "keqe", derisa ato të "mirat" kishin mbetur të paprekura. Hekuri grumbullohet në qelizat kancerogjene me receptorë të veçantë, të cilët ju ndihmojnë në ndarjen e qelizave. Qelizat normale me siguri se i kanë këta receptorë, por se qelizat kancerogjene i kanë në sasi shumë më të mëdha dhe në bazë të kësaj mund të jenë cak përmes kombinimit të hekurit dhe artemisininës. Deri më tani kishte shumë eksperimente që vërtetojnë se artemisinina në mënyrë efikase mundet ta largojë sëmundjen me praninë e hekurit.

(Kosova Sot Online)