Uji shkrin kilogramët

  • 30 April 2020 - 07:07
Uji shkrin kilogramët

Uji është pija më e shëndetshme dhe me siguri e vetmja, e cila ndihmon të humbim në peshë, ndërsa që kilogramët nuk kthehen. Ky lëng "magjik" në mënyrë natyrale e shuan oreksin dhe nxit shkrirjen e yndyrës.

Nëse e pini para secilës shujtë, më shpejt do të humbni peshë në krahasim me ata, që numërojnë kaloritë për secilën kafshatë, thekson nutricistja nga universiteti i Virgjinias dr. Brenda Dejvi. Ekipi i saj për tri javë rresht ka analizuar peshën e të anketuarve ndërsa rezultatet kanë treguar se personat që para secilës shujtë kishin konsumuar një gotë ujë, kishin humbur shtatë kilogramë, madje 2,5 kilogramë më shumë sesa ata, që kishin aplikuar një regjim të ashpër në ushqim. Pos kësaj, Brenda këshillon që të hiqni dorë nga lëngjet e ftohta. Nëse para shujtës pini ujë, do të ndiheni të ngopur dhe ushqim do të hani më pak, kjo është fshehtësia që na e dhuron uji.  

(Kosova Sot Online)