Pija kundër gurëve në veshka

  • 29 April 2020 - 15:03
Pija kundër gurëve në veshka

Gurët në veshka janë sëmundje gjithnjë e më e shpeshtë, por për fat ekzistojnë mënyra me anë të të cilave mund t'i largoni simptomat e kësaj sëmundjeje. E, simptomat e saj janë dhembjet në pjesën e poshtme të shpinës, pastaj lodhja, etj. Guri mund t'i mbyllë kanalet e urinës, me ç'rast mund të kemi rritje të temperaturës dhe vështirësi në urinim, apo urinim me dhembje.

Merrni disa fiq të thatë dhe grini imët. Qitni në një gotë me limonadë të freskët dhe lërini që të qëndrojnë gjatë natës. Në mëngjes përvëloni me ujë të valë (1dl) dhe këtë pije pijeni në bark të thatë. Pas shtatë deri dhjetë ditësh urina juaj duhet të marrë pamje të errët. Kjo është shenjë e sigurt se guri ka filluar të shkrihet. Po ashtu, nëse vuani nga gurët në veshka, evitojeni sheqerin, e më shumë konsumoni gjësende që kanë magnez, sikur që janë bananet.

(Kosova Sot Online)