Mustarda magjike dhe shëruese

  • 29 April 2020 - 15:08
Mustarda magjike dhe shëruese

Me gjasë nuk e keni ditur se mustarda, përpos që është e shijshme, është edhe efikase kundër dhembjeve dhe djegieve. Nëse jeni djegur, pjesën e përfshirë lyejeni me një shtresë të trashë të mustardës dhe dhembja do të duhej të kalonte shpejt. Nëse ju është shterur zëri, atëherë përziejeni pak mustardë me lëngun e gjysmës së limonit, një lugë kripë, pak mjaltë dhe gjysmë filxhani ujë të vluar.

Vloni për dhjetë minuta. Pasi që të ftohet, merreni pak lëng dhe bëni gargara. Ky lëng ka shije të keqe, por është efikas kundër shterjes së zërit. Mustarda është efikase edhe te relaksimi i muskujve që dhembin dhe te inflamacionet si rezultat i ushtrimeve të tepërta. Nëse ndieni dhembje në muskuj, përzieni dy lugë mustardë, një lugë kripë deti dhe përzierjen në fjalë qiteni në vaskë me ujë të nxehtë. Nëse ndjeni dhembje në pjesën e poshtme të shpinës, atëherë lyejeni atë me pastë të mustardës.

(Kosova sot Online)