Bima dhe vaji shërues që pastrojnë veshkat

  • 01 May 2020 - 07:18
Bima dhe vaji shërues që pastrojnë veshkat

Është mirë ta dini se shkaktari i shtypjes së lartë të gjakut është puna jo e mirë e veshkave. Kaq i thjeshtë dhe shërues, majdanozi, (lat. petroselinum crispum), së bashku me Florën e Evropës, (lat. slidago virgurea) të zhytur në vajin e bimës gjembgomari, pastrojnë mëlçinë dhe veshkat. Një pastrim i tillë nevojitet edhe nëse vuani nga diabeti, nëse merrni lloje të antibiotikëve si dhe ilaçeve që ndikojnë në gjakrrjedhje. Veshkat (dhe mëlçia) filtrojnë gjakun tonë.

Te majdanozi po aq shërues është edhe rrënja dhe gjethet. Në majdanoz më së shumti ka kalium dhe kalcium, fosfor, hekur, magnez, mangan, bakër dhe mikroelemente të tjera të rëndësishme për organizmin e njeriut. Majdanozi përdoret edhe për shërimin e anemisë, pasi që është i pasur me hekur. Tashmë dihet dhe fakti se egjiptianët e vjetër e kanë përdorur majdanozin për shërimin e sëmundjeve të veshkave dhe rrugëve të urinës. Ndihmon edhe te infeksioni i prostatës, gjatë urinimit të vështirësuar dhe në disa raste të ënjtjeve të këmbëve, gishti dhe mbipesha. Majdanozi ndikon mirë në punën e mëlçisë dhe është i shëndetshëm për diabetikët.

(Kosova Sot Online)