Hiqni qafe dhimbjet gjatë gjumit!

  • 30 April 2020 - 15:12
Hiqni qafe dhimbjet gjatë gjumit!

P a marrë parasysh a ju mundon urthi, dhimbjet në qafë, shpinë, më me rëndësi se ilaçet dhe ushtrimet është pozitat në të cilën flini, jastëku juaj dhe shtrati. Për të pasur një gjumë të rehatshëm, pa dhimbje, ju paraqesim pozitën si duhet të flini.

DHIMBJET NË QAFË

Më së miri: Flini në ije ose në shpinë. Gjithmonë zgjidhni jastëk të butë me penda për t'i dhënë qafës një mbështetje. Më së keqi: Në bark.

DHIMBJET NË SUPE

Më së miri: Në shpinë ose në ije me jastëk. Flini në krahë, detyrimisht mbështeteni fokën për një jastëk, në mënyrë që sa më pak të bëni presion në supe. Më së keqi: Në krah dhe pa jastëk.

DHIMBJET NË SHPINË

Më së miri: Në shpinë, me jastëk nën gjunjë, në mënyrë që shpina sa më pak të lëvizë. Më së keqi: Në bark, ose në shpinë pa jastëk nën gjunjë.

DHIMBJET NË NOFULLA

Më së miri: Në shpinë, me duart e mbështetura në trup dhe me jastëk të rehatshëm, Më së keqi: Në shpijë ose në bark me duart nën kokë.

DHIMBJET NË IJE

Më së miri: Në krah, me jastëk midis gjunjëve. Më së keqi: Në shpinë ose në bark.

URTHI

Më së miri: Në shpinë, me jastëkët e shtruar nga shpina deri te koka.

(Kosova Sot Online)