Fillimi më i shëndetshëm i ditës

  • 30 April 2020 - 15:19
Fillimi më i shëndetshëm i ditës

Me rastin e zgjedhjes së një kafjalli të shëndetshëm me rëndësi është të mos bini në kurthe të ndryshme. Megjithëse lëngjet janë zgjedhje e mirë për ta filluar ditën, lëngjet e blera janë përplot me sheqer. Për këtë arsye, më mirë është të pini vetëm një gotë ujë dhe të hani një portokall apo në shtëpi ta shtrydhni lëngun e portokallit. Po ashtu, pjekurinat janë të shijshme, por provoni t'i shmangni, e po ashtu edhe ëmbëlsirat duhet t'i shmangni. Një gurë ku mund të mbështeteni janë drithërat.

Ato janë kafjalli më i shëndetshëm, por pothuajse të gjitha drithërat e blera përmbajnë sasi të sheqerit. Për këtë arsye nutricistët sugjerojnë të përbëni një përzierje, që drithërat t'i ëmbëltoni me mjaltë dhe të caktoheni për drithëra integrale. Për të qenë të sigurt se nuk po gaboni në zgjidhje, ju sugjerojmë zgjedhjen e kafjallit ideal.

MPOSHTENI DISPONIMIN E KEQ!

Nëse jeni tash e një kohë të gjatë pa energji, kafjalli ideal për ju është: - 2 dl lëng portokalli ose 150 gramë pemë sezonale; - në 2 dl jogurt përzieni 20 gramë pemë të thata, 20 gramë pemë me bërthamë dhe 30 gramë drithëra integrale.

DREJT E NË AKSION

Zgjoheni plot me energji dhe menjëherë zgjoheni në aksion, në punë fakultet ose ushtrime. Keni energji, por ju nevojitet forcë. Kafjalli ideal për ju është: - 2 dl jogurt ose kos; - 30 gramë bukë integrale; - 2 vezë; - 30 gramë proshutë.

PËR TË QENË TË EKUILIBRUAR

Kujdes me ushqimin dhe ushqehuni me ekuilibër. Mos e teproni dhe kini kujdes kur t'i bëni llogaritë që të jetoni shëndetshëm. Kafjalli ideal për ju është: - 2 dl çaj me limon; - bukë të thekur me mjaltë; - vezë të zier.

PËRQENDRIM MË I MIRË

Ju pëlqen të dilni gjatë natës, pini duhan dhe ndoshta edhe alkool. Ju nevojitet që shpejt të ktheheni në realitet, ta ktheni energjinë dhe përqendrimin. Kafjalli më i mirë për juve është: - një gotë e madhe limonadë me mjaltë; - bukë të thekur; - mish peshku tunë; - 100 gramë perime.

BOMBA ME VITAMINA

Gjatë fundjavës flini më shumë dhe organizmin e pushoni nga stresi. Ju nevojitet një kafjall i lehtë plot me vitamina dhe minerale. Kafjalli ideal për ju është: - 3 dl lëng të shtrydhur nga perimet dhe pemët, shtrydhni perimet dhe pemët sezonale, pini ngadalë, gllënjkë për gllënjkë.

(Kosova Sot Online)