Simptomat që tregojnë se keni probleme me mëlçinë

  • 04 May 2020 - 15:07
Simptomat që tregojnë se keni probleme me mëlçinë

Mëlçia është organ vital, që ndihmon në tretje, heqjen e përbërësve toksikë nga organizmi dhe absorbimin e materieve ushqyese, që janë të nevojshme për të mbijetuar. Shenjat e hershme të problemeve me mëlçinë nuk duhet injoruar, por duhet kërkuar ndihmën mjekësore. Disa njerëz lindin me mëlçi të sëmurë, derisa të tjerët e dëmtojnë me kemikate të dëmshme, sasi të tepërt të alkoolit dhe shkaku i ndikimit të viruseve.

NDRYSHIMET E VERDHA NË LËKURË

Një nga shenjat e hershme të problemeve të mundshme me mëlçinë janë ndryshimet në lëkurë. Kjo do të mund të jetë humbja e ngjyrës në lëkurë dhe shfaqja e nuancave të verdha. Edhe thonjtë dhe majat e gishtërinjve mund të zverdhen. Arsyeja është se mëlçia nuk hedh helmet ashtu si do të duhej, kështu që fillojnë të mblidhen nën lëkurë.

TË KRUARAT APO LËKURA TEPËR E NDEJSHME

Shenja të hershme të problemeve me mëlçinë mund të jenë edhe të kruarat, që me kalimin e kohës sa vijnë e ashpërsohen. Nëse lëkura është e ndjeshme dhe lehtë infektohet, kjo mund të jetë shenjë e problemeve me mëlçinë. Hidratimi i rregullt dhe kujdesi me kremra do ta zbutin gjendjen.

NDRYSHIMET NË URINË DHE JASHTËQITJE

Në disa situata urina mund të errësohet për nga ngjyra. Disa mendojnë se kjo është shenjë e dehidrimit, por nëse edhe pasi të keni konsumaur sasi të mjaftueshme të lëngjeve, urina nuk është e qartë dhe më e ndritshme, problemi qëndron te mëlçia. Disa të sëmurë në problemet e hershme dallojnë ndryshimin në dukjen e jashtëqitjes, mund të jetë e zbehtë, e gjakosur apo me ngjyrë katrani.

PROBLEMET ME STOMAK

Ngërçet apo edhe dhimbjet në pjesën e poshtme të stomakut po ashtu mund të jenë shenjë se diçka nuk është në rregull me mëlçinë. Këtu është edhe shfaqja e gazrave dhe presioni që i përcjell. Me kalimin e kohës, nëse nuk shërohet, mund të shfaqet "ascites", që është grumbullimi i lëngjeve brenda mureve të stomakut.

LODHJA

Edhe ndryshimet si ndjenja e plogështisë ekstreme, lodhja apo lodhja kronike mund të jenë shenja të hershme të telasheve me mëlçinë. Nëse këtë lodhje dhe plogështi e përcjellin edhe simptoma të tjera, lajmëroni mjekun.

(Kosova Sot Online)