Dy përbërës që largojnë aromën e keqe nga goja

  • 04 May 2020 - 15:10
Dy përbërës që largojnë aromën e keqe nga goja

Kënaqësia në ushqimin e erëzuar me hudhër dhe qepë nuk ka konkurrencë, por pikërisht këto dy ushqime janë edhe armiku më i madh i aromës së gojës. Por, kjo nuk ka më arsye që të shmangni gjellët dhe ushqimin e shijshëm. Në vijim ju paraqesim zgjidhjen nga dy përbërës.

MUSTARDA

Pos si shtesë në gjellë, mustarda është një luftues i hatashëm kundër aromës së keqe që vjen nga goja. Ka një shije të këndshme, e të qenët pikant si ai 'fik' aromat e forta të hudhrës dhe qepës. Pas drekës apo darkës, ngadalë e sillni nëpër gojë një lugë mustardë, e më pas e pështyni. Nëse ju pëlqen shija, mundeni edhe ta përtypni.

ÇAJI I GJELBËR

Pos se e patron organizmin e njeriut prej helmeve, çaji i gjelbër është edhe miku i gojës suaj. Ky lëng magjik ndikon pozitivisht në dhëmbët dhe mishin e tyre, por edhe në aromën e gojës. Përbërësit nga çaji e neutralizojnë aromën e keqe, por edhe e qetësojnë lukthin. Pas shujtave të pasur me hudhër apo me qepë, pini një çaj të ftohtë apo të ngrohtë. Për efekt më të fortë, në lëngun e preferuar mund të shtoni edhe limon.

(Kosova Sot Online)