Lëngu që përshpejton organizmin dhe forcon imunitetin

  • 05 May 2020 - 15:12
Lëngu që përshpejton organizmin dhe forcon imunitetin

Kërkoni shkrirjen e dhjamit, atëherë zgjidheni rrugën natyrale. Përzierja e këtyre përbërësve që lehtë mund t'i gjeni për trupin tuaj do të ndikojë si rigjallërues. Të gjitha të vetitë shëruese të mjaltit dihen, e kombinimi i tij me limon është një bombë e vërtetë për shëndetin. Por, për këtë përgatitje detaji kyç është uthulla e mollës e elementi detoksues është kanella

PËRBËRËSIT: - 1 lugë kanellë - 2 lugë uthull molle - 1 lugë mjaltë - 2 lugë lëng limoni - 1 gotë ujë Kombinimi i këtyre përbërësve ju ndihmon në shkrirjen e dhjamit, do ta përshpejtojë metabolizmin tuaj, e me të mund ta luftoni edhe diabetin dhe shtypjen e ulët të gjakut.

PËRGATITJA: Të gjithë përbërësit i futni në blender dhe i përzieni mirë. Përgatitjen e ruani në frigorifer dhe e pini çdo mëngjes nga një lugë në lukth të thatë.

PËRSE NDIKON? Lëngu i limonit është plot me vitamina C, ka efekt alkalin në trup si dhe ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Uthulla e mollës është përplot me baktere të mira dhe enzima. Mjalti përdoret për humbje në peshë, shërimin e plagëve, sëmundjet gjinekologjike…etj. Kanella njihet si antioksiduesi më i mirë në botë.

(Kosova Sot Online)