Si ndikon radhitja e ushqimit në shëndetin tuaj

  • 05 May 2020 - 15:20
Si ndikon radhitja e ushqimit në shëndetin tuaj

Nga pa karbohidrate, deri te pak karbohidrate, ka lloje të ndryshme të dietave që pohojnë se na ndihmojnë të arrijmë kupën e shenjtë të humbjes në peshë dhe të arrijmë shëndet të mirë. Tani, shkencëtarët pohojnë se është pikërisht rregulli apo koha kur hamë ushqimin, çelësi për humbje në peshë e jo eliminimi i disa grupeve të caktuara të ushqimit.

NDIKIMI I PROTEINAVE NË SHEQER

Duke filluar me konsumimin e një shujte me perime dhe proteina dhe duke e përfunduar me karbohidrate, na mban më të ngopur se sa të kishim konsumuar të njëjtën ushqime, por për së prapthi. Kjo për shkakun se proteinat ngadalësojnë lirimin e sheqerit nga karbohidratet në rrjedhjen e gjakut, duke parandaluar nivelin e lartë të sheqerit e më pas të shkatërrojë sulmet e urisë. Mjekët pohojnë se zbulimet kanë një rëndësi të veçantë për personat që vuajnë nga diabeti, të cilët duhet të kenë kujdes dhe të mbajnë një kontroll të ngushtë rreh nivelit të sheqerit në gjak.

'Mbipesha dhe njerëzit që vuajnë nga mbipesha, me diabet, tipi 2, mund të ndihen më mirë nëse shujtën e fillojnë me perime ose me proteina dhe ditën apo shujtën e përfundojnë me karbohidrate' thonë ekspertët. Duke shkruar në revistën "Diabetes Care", ata thonë: 'Përfundimi i bronkolit dhe mishit të pulës para se të qasemi bukës dhe lëngut të frutave ndërlidhej ngushtë me ngritjen e ngadalshme të nivelit të sheqerit në gjak për dy orët pasuese, në krahasim me rastin kur konsumoheshin po të njëjtat ushqime, por ushqimi i fundit të konsumohej i pari, pra për së prapthi', thotë Dr Louis Aronne, mjeku që kishte udhëhequr me studimin, e që vjen nga Kolegji Mjekësor në Nju Jork.

'Kur ne e kemi shikuar rezultatin, me të vërtetë ndiheshim të inkurajuar që kjo doli të jetë diçka që njerëzve ju dhuronte përparësi dhe dobi', thotë ai. Ai po ashtu thotë se 'kjo tregon që ushqimet e kërkuara mund të jenë pjesë e ushqimit nëse i kalojmë apo ua ndërrojmë vendet. Diabeti, tipi 2, është forma më e shpeshtë e diabetit që në rastet më të shpeshta ndërlidhet me mbipeshën'. Te diabeti, tipi 2, qelizat e trupit janë rezistente në hormonin insulinë, apo trupi nuk ka fuqi të prodhojë aq sa duhet. Insulina ndihmon qelizat e trupit duke e përdorur glukozën në gjak si derivat. Studimet paraprake kanë treguar se konsumimi i hirrës para ushqimeve ishte ndërlidhur me uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Por, deri më tani, shumë pak dihet rreth ndikimit të ushqimeve - dhe mënyra se si ata janë konsumuar - apo niveli i sheqerit në gjak që përcillet me një shujtë.

AGJERIMI I DOBISHËM Personat e prekur nga diabeti, shpeshherë u është thënë që të shmangin ushqimet me indeks të lartë glikemik - masë kjo që tregon se sa shpejtë ushqimi konvertohet në glukozë në gjak, si buka e bardhë dhe lëngjet apo pijet me sheqer. Për nevojat e studimit, hulumtuesit kishin bashkëpunuar me 11 persona, që të gjithë me diabet, tipi 2, e të gjithë vuanin nga mbipesha. Po ashtu ishte i pranishëm edhe ilaçi "metformin",që ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Pjesëmarrësit të gjithë kishin agjëruar gjatë natës, për 12 orë, para se të konsumonin një shujtë me 628 kalori me proteina, karbohidrate dhe yndyrë. Një javë kishin konsumuar karbohidrate së pari. Më pas hanë pulë ët pjekur pa lëkurë, një sallatë të vogël dhe brokoli, 15 minuta më vonë. Pjesëmarrësit kanë konsumuar të njëjtin ushqim një javë më pas, por se mënyra e ushqimit ishte konsumuar së prapthi. Studiuesit kishin marrë mostrat e gjakut para ushqimit dhe 30, 60 dhe 120 minuta më pas. Kur pjesëmarrësit kishin ngrënë perime dhe proteina së pari, niveli i sheqerit në gjak për 29 për qind ishte më i ulët.

(Kosova Sot Online)