Çka nëse çdo ditë hani fëstëkë?

  • 06 May 2020 - 15:09
Çka nëse çdo ditë hani fëstëkë?

Kur përmenden fëstëkët, gjëja e parë që na bie ndërmend, është se janë tepër të shtrenjtë. Të shijshëm po se po, por shkenca tani thotë se ata e ulin kolesterolin dhe e ngadalësojnë plakjen. Por, që ta nxirrni maksimumin nga ta, duhet që t'i konsumoni gati çdo ditë, por jo më shumë sesa një grusht. Në këtë mënyrë, për vetëm pesë ditë, do ta zvogëloni nivelin e kolesterolit për 20%, falë antioksiduesit luteinë të cilën e përmbajnë fëstëkët.

Ata janë edhe burim i mirë i fibrave, e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe përmbajnë sasi të konsiderueshme të mineraleve. Dhe, ajo që do t'u pëlqejë më shumë meshkujve, fëstëkët e rrisin libidonë dhe dëshirën seksuale, nëse përdoren çdo ditë. E, edhe për femra kemi një lajm të mirë - fëstëkët quhen ndonjëherë edhe botoks natyror. Mjaftojnë 5- 10 fëstëkë në ditë, për ta ngadalësuar procesin e plakjes së lëkurës.

(Kosova Sot Online)