Pini ujin e ruajtur në enë prej bakri!

  • 07 maj 2020 - 15:10
Pini ujin e ruajtur në enë prej bakri!

Në këtë kohë moderne, ku ekzistojnë filtra që e pastrojnë ujin, koncepti i ruajtjes së ujit në një enë prej bakri tingëllon si diçka e dalë nga moda. Sido që të jetë, kjo praktikë e vjetër tashmë mbështetet edhe nga mjekësia moderne. Nëse e ruani ujin në enë prej bakri, vrisni mikroorganizmat, kërpudhat, algat dhe bakteret. Ja edhe disa përparësi të ruajtjes së ujit në enë prej bakri.

PARANDALON SËMUNDJET E UJIT

Bakri në mënyrë shumë efektive shkatërron shumë baktere, që shkaktojnë sëmundjet e ujit, duke përfshirë edhe ato sëmundjet me të cilat fëmijët edhe lindin. Sidomos është efektive kundër "E.coli" dhe "Saureus", që dihet se shkaktojnë sëmundjet si diarreja, dizenteria, si dhe verdhëzën. Në fakt, një studim nga viti 2011, i kryer në universitetin e Sauthemptonit ka zbuluar se bakri është vërtetuar të luftojë presionet e "E. Coli". Po ashtu redukton rrezikimin e përhapjes së infeksioneve. Pra, nëse dyshoni se uji është i kontaminuar, ruajeni në enë prej bakrit.

MBAN SISTEMIN DIGJESTIV TË SHËNDETSHËM

Mposhtni acidet, gazrat, kapsllëkun apo mostretjen e mirë. Për të gjitha këto ena e bakrit ju vjen në ndihmë. Bakri ndihmon në pastrimin dhe detoksimin e stomakut tuaj, duke ju siguruar eliminimin e produkteve të dëmshme. Po ashtu, e rregullon punën e mëlçisë dhe të veshkave dhe siguron absorbimin e nutrienteve nga ushqimet. Njëkohësisht, uji i ruajtur në enët prej bakri është ilaç shtëpiak për shërimin e infeksioneve në stomak. Për çdo mëngjes, pini nga një gotë ujë të ruajtur në enë prej bakri, në lukth të thatë.

NDIHMON NË HUMBJEN NË PESHË

Pos se ju ndihmon në sistemin digjestiv, bakri promovon shkrirjen dhe eliminimin e qelizave yndyrore. Kjo në shkëmbim ju ndihmon të humbni në peshë dhe ta ruani një linjë vitale trupore. Në fakt, uji i ruajtur në enët prej bakri, është zëvendësim i hatashëm për pijet me nivel të lartë kalorik si alkooli, pijet me sheqer. Sido që të jetë, për të humbur në peshë duhet të keni kujdes edhe në ushqimin në përgjithësi, si dhe ushtrimet fizike.

FORCON SHËNDETIN E ZEMRËS

Ruajtja e ujit në një enë prej bakri po ashtu luan rol të rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular, duke parandaluar sëmundjet e zemrës. Bakri ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe të rrahurave të zemrës, e po ashtu edhe ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm dhe triglicerideve. Sipas një studimi nga viti 2005, që ishte publikuar në revistën "European Heart Journal", bakri është i shëndetshëm për shëndetin në përgjithësi, sidomos për zemrën. Për më shumë, bakri parandalon akumulimin e pllakave në arteriet e zemrës, duke lejuar qarkullimin e duhur të gjakut në zemër.

SIGURON LËKURË TË SHËNDETSHME

Bakri është komponent kryesor në prodhimin e melaninës që definon ngjyrën në sytë tuaj, flokët dhe lëkurën. Melanina po ashtu ndihmon ta ruani lëkurën nga dëmtimet e rrezeve të diellit, përshpejton shërimin e plagëve dhe mbulon njollat. Për më shumë, ndihmon prodhimin e qelizave të reja. Prodhimi i qelizave të reja rezulton të keni një lëkurë pa njolla, të butë dhe të shëndetshme.

MPOSHT ANEMINË

Bakri ndihmon absorbimin e hekurit në trup, që luan rol kyç në luftimin e anemisë. Një person vuan nga anemia kur qelizat e tij të gjakut janë të pakta, ndërsa që nivelet e hemoglobinës janë nën normale. Kjo shkakton simptomat si lodhje të përgjithshme, dhimbje, të rrahura të pazakonshme të zemrës, mbetje pra frymë dhe lëkurë të zbehur. Nëse jeni anemik, hani ushqime të pasura me hekur apo merrni suplemente. Po ashtu, shtimi i marrjes së bakrit duke konsumuar ujë të ruajtur në enë prej bakrit e ndihmon absorbimin e hekurit në trupin tuaj. Ushqimet verore

(Kosova Sot Online)