Më mirë ta konsumoni kefirin sesa jogurtin, ja edhe pse!

  • 08 May 2020 - 15:10
Më mirë ta konsumoni kefirin sesa jogurtin, ja edhe pse!

Kefiri është aq i shëndetshëm, saqë e quajnë edhe "qumështi magjik". Përgatitet nga qumështi i dhisë, lopës ose deles, të cilin e përziejmë me kokrrat e kefirit dhe e lëmë të fermentohet. Është përplot me probiotik, vitamina, minerale dhe përbërës shërues.

PËRSE KEFIRI ËSHTË KAQ I SHËNDETSHËM

Kefiri ka mundësi ta pastrojë trupin tonë dhe sistemin tretës, eliminon bakteret e dëmshme, kontrollon diabetin. Është shumë i dobishëm për ata që dëshirojnë të humbin në peshë, përmirësojnë shëndetin e lëkurës dhe flokëve dhe mbrojnë nga infeksionet virusale dhe të kërpudhave. Për tretje është shumë më i shëndetshëm, sepse përmban probiotik të shëndetshëm, të cilët mund të hedhin bakteret e dëmshme nga zorrët. Po ashtu përmban edhe fibra dietale, që parandalojnë kapsllëkun. Të sëmurit nga diabeti dhe ata që nuk durojnë laktozën do të duhej që rregullisht ta konsumojnë kefirin.

NDIKIMI PËR SHËNDETIN E PËRGJITHSHËM

Është përplot me vitamina C dhe minerale të mira, si dhe ndikon në forcimin e sistemit imun. Është i pasur edhe me proteina dhe e forcon metabolizmin, por shpejton edhe shërimin e plagëve.

(Kosova Sot Online)