Ilaçet natyrale për rrahjet e shpejta të zemrës

  • 13 May 2020 - 15:11
Ilaçet natyrale për rrahjet e shpejta të zemrës

Zemra, mesatarisht gjatë një viti rrah 36 milion herë. Për fat të mirë, ekzistojnë shumë mënyra që të shërohet ky çrregullim. Ata që kanë probleme me të rrahurat e shpejta të zemrës me kalimin e kohës mësohen të jetojnë me të, me rëndësi është ta kuptoni se nuk do të vdisni dhe se gjithçka është nën kontroll. Porsa ta vëreni se zemra fillon të rrahë në mënyrë jo të rregullt, merrni frymë thellë dhe ngadalë. Le t'ju fryhet stomaku me secilën frymëmarrje.

Nëse përqendroheni në frymëmarrje, të rrahurat e zemrës shumë shpejtë kthehen në normale. Nëse kjo nuk ndihmon dhe zemra vazhdon të rrahë në mënyrë jo të rregullt, atëherë mbylleni hundën dhe gojën dhe përpiquni të merrni frymë. Krejt kjo do ta shkaktojë ngritjen e shpejtë të shtypjes së gjakut, duke ndikuar në stabilizimin e të rrahurave të zemrës. Kollituni me zor, apo pini pak ujë. Merrni disa gllënjka me ujë të ftohtë kur ta kuptoni se zemra po fillon t'ju rrahë më shpejtë. Askush nuk e di se pse ndihmon kjo, por ekzistojnë faktet se kjo funksionon.

(Kosova Sot Online)