Preshti, më efikas se viagra, forcon imunitetin

  • 19 May 2020 - 15:14
Preshti, më efikas se viagra, forcon imunitetin

Bima preshti apo lule gjaku (lat. Lepidium meyenii) është bimë e ngjashme me rrepkën. Është burim i energjisë, sepse është e pasur me proteina, fibra, karbohidrate, përmban rreth 10 për qind kalcium, si dhe sasi të konsiderueshme të magnezit dhe kaliumit. Përmban edhe hekur, silic, magnez, jod, e nga vitaminat tiaminë, riboflavinë.

VETITË SHËRUESE

Bima zbut simptomat e menopauzës dhe çrregullimeve hormonale. Miliona femra në botë gjithë shpresën e mbajnë re kjo bimë, pasi që është shumë efektive në zbutjen e simptomave të menopauzës: valën e të nxehtit, djersitjet gjatë natës, pagjumësinë, çrregullimet emocionale, mendjen e turbulluar, kujtesën dobët. Ka një efekt të dëmshëm anësor, me të cilin pajtohen edhe mjekët, shton rrezikun për kancer të gjirit.

BIMA NJIHET SI VIAGRA NATYRALE

Shkaku i punës së dobët të gjëndrave endokrine të meshkujve, në moshën e shtyrë mund të keni probleme me ereksion. Aplikimi i kësaj bime dhuron rezultatet të mira, e po ashtu është e sigurt për ta përdorur, në krahasim me viagrën. Përmes saj mund të shërohet "lodhja seksuale" edhe te meshkujt edhe te femrat, duke ndikuar në aktivizimin e dëshirës seksuale. Tashmë është vërtetuar se personat që kanë marrëdhënie seksuale dy deri tri herë në ditë jetojnë më gjatë.

PARANDALON SHFAQJEN E RAHITISIT DHE OSTEOPOROZËS

Preshti ose lule gjaku është e pasur me kalcium, të cilin trupi lehtë e absorbon. Është e pasur edhe me magnez, e përmban edhe një sasi të madhe me silic, që janë shumë të dobishëm për shërimin e forcimit të eshtrave te fëmijët dhe te të rriturit. Po ashtu në masë të madhe ripërtërinë eshtrat dhe përmirëson dendësinë të eshtrave.

RRIT ENERGJINË DHE FORCON SISTEMIN IMUN

Kjo bimë ishte përdorur nga inkët, në kohë të luftës. Ushtarët kishin marrë një pjesë të saj para se të shkonin në betejë. Nuk është e vështirë ta ndërlidhim se energjia ka lidhje me nivelin e testosteroneve. Sa më shumë testosterone do të thotë vitalitet më të mirë, qëndrueshmëri dhe rezistencë. Kjo bimë nxit shpenzimin e sheqerit në organizëm, duke u shndërruar në energji e duke mos u akumuluar në formën e dhjamit. Këtë duhet ta dinë personat të cilët merren me sport, të cilët për ditë përballen me lodhje. Në kombinim me kaçën është e hatashme për përtëritjen e indeve dhe forcimin e sistemit imun te të gjitha moshat. Preshti forcon sistemin imun duke ekuilibruar sistemin endokrin. Po ashtu e forcon rritjen e flokëve dhe i bën thonjtë më të shëndetshëm, derisa ul shtypjen e gjakut dhe ndihmon te shërimi i anemisë.

NDIHMON NË LUFTËN KUNDËR SIDNROMËS SË LODHJES KRONIKE

Ende nuk dihet shkaktari i sindromës së lodhjes kronike, kësaj gjendje të tmerrshme plot me inflamacione dhe pakësim të energjisë. Disa besojnë se e shkakton virusi "Epstein-Barr", mirëpo ilaç efikas nuk ka. Preshti, pos se e shton energjinë, shton edhe rezistencën ndaj stresit, prandaj edhe e quajnë bima e lumturisë.

(Kosova Sot Online)