Lëngu i stafidhes së zezë, i dobishëm për tru

  • 21 maj 2020 - 07:24
Lëngu i stafidhes së zezë, i dobishëm për tru

Profesorët nga Zelanda e re kanë bërë një studim, i cili ka treguar se konsumimi i lëngut të stafidheve të zeza dukshëm e përmirëson gjendjen shëndetësore të trurit dhe ia mundëson atij që të luftojë kundër sëmundjeve të ndryshme, thotë "Anadolu Agency" (AA). Në studimin e publikuar në revistën shkencore "Journal of Functional Foods" thuhet se ky lëng e stimulon funksionimi ne trurit. Shkencëtarët gjatë tri javëve kanë përcjellë 36 persona të moshës nga 18 deri 35 vjet, detyra e të cilëve ishte pirja një herë në javë e një gote prej 140 mililitrash të lëngut të kësaj peme.

Rezultatet kanë treguar se përbërësi i cili e stimulon trurin është antociani, i cili gjendet te stafidhet dhe te pemët e tjera të malit. Konsumimi i lëngut të stafidheve ka ndikim të mirë në aftësitë kognitive të pjesëmarrësve në studim edhe atë vetëm një orë pas konsumimit. 

(Kosova Sot Online)