Dhimbjet në këmbë mund të jenë paralajmërim për probleme serioze me shëndetin

  • 20 May 2020 - 15:04
Dhimbjet në këmbë mund të jenë paralajmërim për probleme serioze me shëndetin

J u mundojnë ngërçet e befasishme të muskujve, e nëse përshpejtoni ngërçet përkeqësohen? Dhimbja nuk ndalon as kur uleni? Mos i injoroni dhimbjet.

BLLOKADA E ENËVE TË GJAKUT

Ngërçet dhe dhimbjet e tilla të pakëndshme mund të jenë shenjë e sëmundjeve vaskulare, infeksioneve dhe krijimi i shtresave yndyrore brenda enëve të gjakut. Dhimbjet në këmbë mund të jenë shenjë se arteriet ose janë bllokuar ose janë dobësuar. Nëse problemi nuk shërohet, mund të pasojë sulmi në tri apo edhe në zemër. Në disa raste, sëmundja e arterieve periferike mund të shkaktojë gangrenën dhe amputimin e pjesëve të trupit.

ANEURIZMA E AORTËS ABDOMINALE

Aneurizma e aortës abdominale (aortës kryesore në trup) është edhe një nga vështirësitë e tjera, sepse 10 për qind e atyre që vuajnë nga problemi i qarkullimit periferik e kanë këtë problem. Sëmundja zakonisht zhvillohet ngadalë dhe nuk ka simptoma. Disa aneurizma kurrë nuk do të pëlcasin, e shumë të tjera qëndrojnë të vogla megjithëse me kalimin e kohës mund të zgjerohen.

MJAFTOJNË DISA NDRYSHIME TË VOGLA PËR PARANDALIM

Edhe ndryshimet e vogla, si ushtrimet fizike, konsumimi i vogël i mishit të kuq, mund të sjellin dobi të mëdha. Pacientët me probleme të mëdha nevojiten të përdorin ilaçet kundër kolesterolit apo ndonjë ndërhyrje të vogël kirurgjikale.

(Kosova Sot Online)