Receta që është bartur gjeneratë pas gjenerate

  • 20 May 2020 - 15:16
Receta që është bartur gjeneratë pas gjenerate

Kjo recetë për këtë melhem është shumë e vjetër dhe është bartur gjeneratë pas gjenerate. Ky melhem është lehtë të përgatitet, nevojiten vetëm tre përbërës që nuk kushtojnë shtrenjtë.

PËRBËRËSIT

400 ml vaj ulliri të ftohtë. Nuk përjashtohet as vaji i kokosit nëse pëlqeni aromën e këndshme; 1 vezë, 60 g dyllë natyral të bletëve.

PËRGATITJA

Zieni vezët, merrni të kuqtë e vezës dhe e shtypni. Vajin e vendosni në një enë dhe aty e shtoni dyllin. E vloni në zjarr të lehtë dhe kur të fillojë dylli të shkrihet, pak nga pak ia shtoni të kuqtë e vezës. Vazhdoni me përzierjen derisa të bashkohen mirë. Pas kësaj, e përzieni dhe e vendosni në kavanoz.

PËRDORIMI

Nëse masa përdoret për kompresa, nevojitet ta ngrohni në avull ujit (përafërsisht në 40 gradë).

JA VETITË SHËRUESE TË MELHEMIT

Infeksionet e sinuseve: E shkrini ilaçin dhe e vendosni në hundë. Për të mos u forcuar, e bëni shpejtë. Shtoni nga disa pika ilaç, dy herë në ditë, me një pauzë prej një ore. Ilaçi depërton përmes sinuseve dhe i hap ata duke e hequr qelbin. Infeksioni i veshit të mesëm: Një pjesë pambuk, të lagur me këtë ilaç, e vendosni në veshë. Sipas nevojës e zëvendësoni, por mundeni që ilaçin ta vendosni drejtpërdrejtë në veshë. Ilaçi e largon qelbin. Infeksioni i bajameve: Ilaçin me ndihmën e kompresave e vendosni në fyt dhe në qafë.

Nëse e bëni këtë në mbrëmje, përsëritni procedurat 2 deri 3 herë në ditë. Bronkitisi, dhimbjet në lukth dhe në zorrë: Tri herë në ditë para shujtave kryesore, merrni nga gjysmë lugë të ilaçit. Të ënjturat, të thatit, plagët dhe dhimbjet në nyja: Vendosen në vendin me dhimbje, i mbështillni dhe i lini gjatë natës. Mundeni të përdorni edhe ndonjë pjesë pambuk, nëse plagët nuk janë të mëdha. Gangrena: Vendosni salveta prej letre dhe i zëvendësoni në çdo dy orë. Nga plagët fillon të rrjedhë qelb. Hemorroidet: Formohet një tampon dhe vendoset në anus gjatë natës, 8-10 ditë rresht, apo deri të përmirësohet gjendja. Vërejtje: Te përdorimet e brendshme plagët i lyeni dhe i lini gjatë natës, e nëse lini kompresat në nyjat me dhimbje, i mbështillni me fashë. Për përdorimi të brendshëm - sigurohuni që dylli të jetë origjinal dhe se vaj

(Kosova Sot Online)