Shkencëtarët në Kinë besojnë se ilaçi i ri mund të ndalojë pandeminë COVID -19, ‘pa vaksinë’

  • 21 maj 2020 - 08:46
Shkencëtarët në Kinë besojnë se ilaçi i ri mund të ndalojë pandeminë COVID -19, ‘pa vaksinë’

Një laborator kinez ka zhvilluar një ilaç për të cilin beson se ka fuqinë për të ndaluar pandeminë e koronavirusit.

Përhapja e parë e COVID -19 u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar përpara se të përhapet në të gjithë botën, duke shkaktuar një garë ndërkombëtare për të gjetur trajtime me barna dhe vaksinë shkruan burimi Agjencia e Medias Franceze – AFP.

Një ilaç që po testohet nga shkencëtarët në Universitetin prestigjioz të Kinës – Pekin, jo vetëm që mund të shkurtojë kohën e rikuperimit për persona të infektuar, por edhe të ofrojë imunitet afatshkurtër nga virusi, thonë studiuesit.

Sunney Xie, drejtor i Universitetit të Qendrës dhe Inovacionit të Avancuar të Pekinit tha për AFP se ilaçi ka qenë i suksesshëm në fazën e testimit të kafshëve.

“Kur injektuam antitrupa neutralizues në minj të infektuar, pas pesë ditësh ngarkesa virale u zvogëlua me një faktor prej 2.500”, tha Xie.

“Kjo do të thotë se ky ilaç i mundshëm ka efekt terapeutik”.

Ilaçi përdor antitrupa neutralizues – të prodhuara nga sistemi imunitar i njeriut për të parandaluar virusin që infekton qelizat – të cilat skuadra e Xie izoloi nga gjaku i 60 pacientëve të rikuperuar.

(Kosova Sot Online)