Gastroenterologu kosovar prezanton heqjen e briskut të thonjve nga barku

  • 21 maj 2020 - 09:27
Gastroenterologu kosovar prezanton heqjen e briskut të thonjve nga barku

Gastroenterologu Dr. Sci. Skender Telaku ka mbajtur një ligjëratë e cila është organizuar nga Shoqata e Mjekëve të Emergjencës në krye me Dr. Valbona Blaku dhe Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë në kuadër të Edukimit të Vazhduar Mjekësor.

Ligjërata është mbajtur online ku Telaku ndër të tjera ka prezantuar edhe heqjen e briskut të thonjve nga stomaku.

Në ligjëratën “Urgjencat në gastroenterologji”, Telaku ka folur për ezofagun dhe nxjerrjen e trupave të huaj.

Mjeku ka prezantuar nxjerrjen e një cope të ashtit e cila arrin rreth 4 centimetra, copën e mishit, briskun e thonjëve, si dhe vendosjen e balonit intragastrik.

(Kosova Sot Online)