Ju dhembin nyjat, përgatiteni vetë ilaçin

  • 22 maj 2020 - 15:16
Ju dhembin nyjat, përgatiteni vetë ilaçin

Dhimbjet në nyja janë mirë të njohura për të gjithë, e më së shpeshti shfaqen në gjunjë, bërryla dhe shpinë. Edhe pse thuhet se dhimbjet janë pasojë e plakjes, gjithnjë janë më të shpeshta te personat 25 vjeç. Arsyet mund të jenë lodhja, ngarkesa, stresi, reuma dhe thyerjet. Me këtë recetë do të hiqni qafe dhimbjet. Për ilaç ju nevojiten mjaltë, majdanoz, sodë dhe kripë. Një lugë të madhe nga secili përbërës i përzieni derisa masa të jetë homogjene. Masën e fituar e vendoni në një ambalazh dhe është e gatshme për ta përdorur.

PËRDORIMI I ILAÇIT

Vendin ku ndjeni dhimbje e lyeni mirë dhe e mbuloni me fashë. Kështu e mbani për rreth 1.5 - 2 orë. Procedurën më së miri është ta bëni para gjumit, pasi që pasi ta keni vendosur kompresën të pushoni mirë. Tretmanët mund t'i përsëritni 4 - 5 ditë pa ndërprerë, e rezultatet do t'i ndjeni që pas përdorimit të parë.

(Kosova Sot Online)