Tre përbërësit efikasë, që e parandalojnë kancerin

  • 26 May 2020 - 15:07
Tre përbërësit efikasë, që e parandalojnë kancerin

Dr. Carolyn Anderson, mjeke amerikane, ka publikuar një recetë të thjeshtë me të cilën mund të parandalohet kanceri. Bëhet fjalë për kombinimin e tre përbërësve të thjeshtë. Ajo e ka bazuar këtë zbulim në mjekësinë e vjetër popullore në Indinë lindore, ku këto dobi janë dëshmuar edhe nga mjekësia moderne. Nëse i përdorni këta tre përbërës çdo ditë, atëherë thuajse nuk ka gjasa që të sëmureni nga kanceri.

JA EDHE RECETA

Përzieni 1/4 të lugës së çajit kurkuminë me 1/2 të lugës së çajit me vaj ulliri. Në këtë përzierje shtoni pak biber të zi, të bluar. Këta tre përbërës duhet të përzihen në një filxhan. Këtë masë mund ta përdorni si të vetme, por edhe ta shtoni në ushqime, supa dhe sallata. Por, kur t'i përdorni në ushqime që zihen, kini kujdes që të mos zihen tepër, por përbërësit t'i shtoni në fund të zierjes. Nëse i konsumoni të vetme, atëherë përzieni me pak ujë. Dr. Anderson thotë se sekreti qëndron te kurkumina, e cila është një mëlmesë në formë të pluhurit të verdhë dhe është njëri nga përbërësit e mëlmesës kjuri (curry). Ajo ka veti jashtëzakonisht të mëdha antiinflamatore.

(Kosova Sot Online)