Erdhi periudha e tyre, a e transmetojnë mushkonjat koronavirusin?

  • 29 May 2020 - 13:45
Erdhi periudha e tyre, a e transmetojnë mushkonjat koronavirusin?

Me ngrohjen e kohës shfaqen edhe mushkonjat, dhe dihet që ky insekt shpesh është mbarëts infeksionesh të rrezikshme dhe mund të bëhet shkak për transmetim të sëmundjeve për shkak të piskimit.

Është mëse normale që të gjithë pyesin nëse përhapet koronavirusi përmes psikimit të një mushkonje?

Mediat italiane kanë një përgjigje për këtë pyetje. Edhe pse ende nuk ka prova specifike shkencore, studiuesit, bazuar tek njohuritë rreth këtyre insekteve e përjashtojnë mundësinë se mund të transmetojnë koronavirusin.

Sipas tyre, mushkonjat nuk e ngjisin Sars-CoV-2.

Po ashtu sipas njohurive të derotanishme Sars-CoV-2 është një virus që transmetohet përmes frymëmarrjes pra përmes pikave të pështymës dhe jo përmes një ndërmjetësi si në këtë rast një insekt.

Në mënyrë që të infektojn, mushkonjat duhet ta replikojnë patogjenin brenda dhe kjo nuk ndodh në rastin e koronavirusit.

Mushkonja nuk është e infektuar dhe për këtë arsye nuk mund të infektojë të tjerët.

Ky insekt është mbartës i shumë infeksioneve por jo në rastin e koronavirusit.

Të tjera viruse që nuk infektojnë mushkonjat janë edhe Ebola dhe HIV.

(Kosova Sot Online)