Nenexhiku për lëkurë të bukur dhe të shëndoshë

  • 29 maj 2020 - 15:33
Nenexhiku për lëkurë të bukur dhe të shëndoshë

Përpos faktit se është shumë i shëndetshëm për organizëm, nenexhiku ka veprim qetësues edhe për lëkurën. Nenexhikun apo çajin e tij mund ta gjejmë thuajse në çdo amvisëri. Edhe pse më së shpeshti konsumohet në formë të çajit, edhe gjethet e nenexhikut mund të përdoren për qëllime të ndryshme mjekësore.

Mjaftojnë disa gjethe të nenexhikut që t'i qitni në ujë të ftohtë, me akull, në limonadë, apo në kokteje të pemëve, në sallata dhe ëmbëlsira, për ta përfituar një shije të përkryer. Përpos asaj që është shumë i shëndetshëm për organizëm, nenexhiku i sjell dobi edhe lëkurës. Atë mund ta përdorni për t'i qetësuar djegiet në diell, për ta qetësuar ekzantemën, për ta pastruar lëkurën dhe për të pasur flokë më të bukur dhe më të shëndetshëm. Nenexhiku është i dobishëm edhe për vetë lëkurën e kokës.

(Kosova Sot Online)