Preparatet natyrore që e mbrojnë mëlçinë

  • 29 May 2020 - 15:43
Preparatet natyrore që e mbrojnë mëlçinë

Nëse edhe ju keni probleme me mëlçi, atëherë ua preferojmë vajin e ftohtë të gjembaçit, mjaltin dhe granulat e gjembaçit Nëse vazhdimisht ndiheni keq dhe asgjë nuk ju përshtatet, atëherë ka të ngjarë që të keni probleme me mëlçi. Ky është një organ i madh dhe i rëndësishëm i trupit tonë, pa të cilin nuk mund të jetojmë. Ua preferojmë tri preparate të bazuara te gjembaçi (lloj bime).

VAJI I FTOHTË I GJEMBAÇIT

Vaji i gjembaçit është burim i mrekullueshëm i thartirës linolike, e cila luan rol në sintezën e substancave aktive biologjike, sikur që janë prostagladinet, tromboksanet - thënë shkurt, të gjitha substancat që e rregullojnë metabolizmin. Ai është edhe një antioksidues i fortë, gjë që d.m.th. se e mbron organizmin nga veprimi i radikaleve të lira dhe elementet e tjera agresive që mund t'i dëmtojnë qelizat. Me anë të gjembaçit mund ta përmirësojmë dukshëm funksionimin e mëlçisë, ta rregullojmë metabolizmin e yndyrave dhe t'i lehtësojmë problemet që lidhen me diabet. Përpos si ushqim, këtë vaj mund ta përdorni edhe për lyerje të lëkurës, meqë është i pasur me vitaminë E.

MJALTI FUNKSIONAL I GJEMBAÇIT

Një mënyrë jo e rëndomtë dhe unike e ruajtjes së bimëve, është mjalti. Pra, në vend të kapsulave xhelatinoze, alkooleve të ndryshme dhe substancave kimike, të cilat përdoren për përfitimin e ilaçeve, më mirë është që të përcaktohemi për natyrën e pastër. Mjalti i gjembaçit ofron me të vërtetë shumëçka që i nevojitet organizmit tonë. Ky mjaltë është efikase te problemet e mëlçisë. Është mirë që kjo mjaltë të përmbajë edhe kurkuminë, e cila e pastron mëlçinë, kurse vetë mjalti, si i tillë, është i dobishëm për tërë organizmin. Ky mjaltë mund të përdoret edhe nga diabetikët.

GRANULAT E GJEMBAÇIT

Preparati, i cili mund të gjendet në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme përmban kompleksin e pakristalizuar silimarin, i cili është një antioksidues 10 herë më i fuqishëm sesa vitamina E. Përpos që i mbron qelizat nga shoku oksidues, silimarini e rritë edhe për 35% nivelin edhe të një antioksiduesi tjetër me rëndësi - glutationit, i cili është përgjegjës për pastrimin e mëlçisë nga helmet dhe për pastrimin e gjakut. Ky është një produkt i mrekullueshëm te format e rënda të sëmundjeve të mëlçisë, sikur që është hepatiti, p.sh.

(Kosova Sot Online)