Kur ju djeg gjoksi, e nuk flitet për zemrën

  • 30 May 2020 - 10:56
Kur ju djeg gjoksi, e nuk flitet për zemrën

Djegia dhe dhembja në gjoks, fryrja, gogësitja, nauzea, vjellja... të gjitha këto janë simptoma të urthit, sëmundje nga e cila vuajnë 20 deri 40% të njerëzve në perëndim. Problemet shkaktohen nga ngjitja e thartirës së lukthit në ezofag, gjë që shkakton dhembje dhe djegie. Përzgjedhja e ushqimeve ka rol kryesor për këta persona. Mendohet se ushqimet janë shkaktarë të urthit në 92% të rasteve.

Ndër ushqimet që shkaktojnë urthin janë agrumet, ushqimet e yndyrshme dhe me mëlmesa, çokollata, qumështi, pijet e gazuara, alkooli, duhani, kafeina, etj. Edhe disa ilaçe mund ta shkaktojnë këtë problem, si aspirina, antibiotikët, antidepresivët dhe sedativët. Për ta qetësuar urthin, në një filxhan uji të valë qitni një lugë xhenxhefili të gërryer. Kullojeni dhe, pas dhjetë minutave, pijeni. Edhe çaji i mëllagës së bardhë mund të ndihmojë në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)