Si ta largoni dhembjen e shpinës?

  • 30 May 2020 - 11:17
Si ta largoni dhembjen e shpinës?

Largojeni dhembjen e shpinës për një ditë, me këtë recetë. Dhembja e shpinës vështirëson aktivitetet e përditshme, bile edhe ato që kërkojnë sforcim minimal. Janë të shumtë njerëzit që sot vuajnë nga dhembja e shpinës. Nëse edhe ju jeni njëri ndër ta, atëherë mund t'ju ndihmojë kjo recetë e thjeshtë, natyrore. Ju nevojitet vetëm një përbërës, e ai është xhenxhefili.

Grini në katrorë të vegjël rreth 100 gramë të rrënjës së freskët të xhenxhefilit dhe përvëloni me ujë. Kur të ftohet uji deri në temperaturë trupore, nxirreni xhenxhefilin, vendoseni në një copë garzë dhe vendoseni në vendin që ju dhemb. Përforcojeni dhe lëreni që të veprojë gjatë gjithë natës. Dhembja do të duhej të largohej që të nesërmen. Nëse ende keni dhembje, përsëriteni këtë procedurë edhe disa herë.

(Kosova sot Online)