Pishinat, burim i infeksioneve me kërpudha

  • 30 May 2020 - 12:20
Pishinat, burim i infeksioneve me kërpudha

Infeksionet të cilat na mundojnë gjatë muajve të verës zakonisht paraqiten midis gishtave të këmbëve, në thonj, e mund ta përfshijnë edhe lëkurën dhe mukozën. Edhe pse infeksionet me kërpudha mikroskopike paraqiten gjatë tërë vitit, ato janë më të shpeshta gjatë verës. Ato zakonisht merren në pishina, në banja publike, zhveshtore, me anë të rrobave të të tjerëve, peshqirëve, etj.

Nëse doni t'i evitoni infeksionet me kërpudha, atëherë duhet t'i evitoni edhe gjësendet personale të të tjerëve, ta mbani higjienën në nivel, si dhe të vishni rroba të gjera, duke i ndërruar çorapet më shpesh. Pasi që të bëni dush, vendet kritike terni mirë dhe aty vendosni pudër neutrale. Infeksionet me kërpudha paraqiten sidomos te personat me imunitet të dobësuar. Këto infeksione mjekohen me anë të ilaçeve antimikotike. Por, duheni që gjithqysh të shkoni te dermatologu.

(Kosova Sot Online)