Tri rregulla për kafjall, me ndihmën e të cilave do të humbni në peshë

  • 01 June 2020 - 07:24
Tri rregulla për kafjall, me ndihmën e të cilave do të humbni në peshë

Për të gjithë ata që mund të hyjnë në ndryshimet drastike që ushqimit për të humbur në peshë, ju sjellim tre hapa të lehtë që të arrini rezultatet e dëshiruara

HANI HERËT

Hulumtimet e ndryshme kanë zbuluar se kafjalli e përmirëson metabolizmin dhe ndikon që gjatë ditës të jemi më pak të uritur, e kështu që më pas mund të drekojmë dhe darkojmë shëndetshëm. Në mënyrë që trupi sa më shpejtë të shkrijë dhjamin, pas zgjimit, hani kafjall sa më herët që është e mundur.

HANI DERISA TË NGOPENI

Kafjalli le të jetë i fortë dhe i pasur në mënyrë që pas dy apo tri orëve të mos e ndjeni përsëri urinë. Hani ushqimin i cili tretet ngadalë: ushqimin i cili në vete përmban shumë fibra dhe shumë proteina, pasi që ju dhuron sasinë e duhur të energjisë. Kujdes që kafjalli të mos përmbajë shumë sheqer.

MOS E TEPRONI

Një kafjall i pasur do t'ju ngopë, por mos e teproni. Hani mesatarisht, vetëm aq sa keni nevojë. Kur ta ndjeni se jeni ngopur, ndaluni. Nuk keni pse të hani gjithçka që ndodhet para jush.  

(Kosova Sot Online)