Çfarë flet grupi juaj i gjakut për personalitetin tuaj?

  • 01 June 2020 - 15:05
Çfarë flet grupi juaj i gjakut për personalitetin tuaj?

Katër grupet e gjakut - A, B, AB dhe 0 - mund të flasin shumë për një individ. Cili lloj i ushqimit dhe pijeve ju pëlqen, por edhe cilave sëmundje ju ekspozoheni më tepër.

GRUPI I GJAKUT 0

Personat me grupin e gjakut 0 dyfish kanë më shumë gjasa që të tërheqin lloje të ndryshme të mushkonjave, ka zbuluar një studim në Japoni. Pos kësaj, më vështirë e tejkalojnë stresin, pasi që hormoni i stresit, kortizoli, më gjatë ju qëndron në organizëm.

GRUPI I GJAKUT A

Revista "Neuropsychobiology" ka bërë me dije që personat me grupin e gjakut A janë më të prirë për çrregullime obsesive - kompulsive. Megjithëse nuk është e qartë lidhja midis një sjelljes të tillë dhe grupit të gjakut, ekspertët japonezë pohojnë se ata janë të gatshëm që të merren me probleme të caktuara.

GRUPI I GJAKUT B

Hulumtuesit japonezë merren me disa grupe të gjakut, përmes karakterit dhe temperamentit, e sidomos kanë mbetur të mahnitur nga personat me grupin e gjakut B, sepse janë shumë kontradiktor. Sipas tyre, këta persona janë shumë kreativë dhe të fortë, por mund të jenë vetjakë dhe të paparashikueshëm.

GRUPI I GJAKUT AB

Personat me grupin e gjakut AB rrezikohen nga çrregullimet që kanë të bëjnë me kujtesën. Hulumtuesit kanë testuar personat me të gjitha grupet e gjakut dhe kanë vërejtur se personat me këtë grup hasin në vështirësi në mësim dhe mbamendje.

(Kosova Sot Online)