Në çfarë mënyre pemët shkatërrojnë qelizat e kancerit?

  • 01 June 2020 - 15:10
Në çfarë mënyre pemët shkatërrojnë qelizat e kancerit?

E kspertët pohojnë se pemët e konsumuara duhet të jenë ekskluzivisht të freskëta, pasi që ato të konservuara nuk përmbajnë vlera të shëndetshme ushqyese. Sistemi imun nuk mund të bëjë shumë, kur është në pyetje shkatërrimi i qelizave të kancerit, sepse ato janë të mbrojtura me një shtresë të trashtë të proteinave, të njohura me emërtimin fibrinë. Kjo shtresë mbrojtëse e rrethon secilën qelizë të kancerit dhe tumorin në tërësi. Kjo shtresë e proteinave mund të zbërthehet nga enzimat, por sasia e enzimave te një numër i madh njerëzisht është i vogël shkaku i mënyrës së keqe të ushqyerit apo funksionimit të dobët të pankreasit.

Me shtimin e konsumimit të pemëve shtohet edhe sasia e enzimave në trup që më pas ndihmojnë në zbërthimin e pjesës së jashtme të proteinave mbrojtëse. Pasi që të jetë hequr kjo shtresë mbrojtëse, atëherë sistemi imun fillon të punojë dhe të shkatërrojë qelizat kancerogjene. Qelizat e kancerit janë të varura nga aminoacidi metioninë. Kjo ju nevojitet për ripërtëritjen e funksioneve bazë dhe krijimin e qelizave të reja të kancerit. Me eliminimin e metioninës, qelizat e kancerit fillojnë ta shkatërrojnë veten e tyre.

(Kosova Sot Online)