Pastrojeni organizmin dhe humbni në peshë me "dietën e gjelbër"

  • 01 June 2020 - 15:13
Pastrojeni organizmin dhe humbni në peshë me

Gjatë "dietës së gjelbër" konsumohen pemë dhe perime, drithëra dhe patate, si dhe një sasi e vogël e djathit pa yndyrë të qumështit të lopës dhe qumësht. Në këtë regjim të ushqimit ndalohen bishtajoret dhe të gjitha llojet e mishit dhe vezët. Dita fillon me lëng të shtrydhur nga pemët, e për kafjall konsumohen frutat e pemëve ose sallatë me pemë. Sallatën me pemë mund ta përdorni edhe si zamër. Gjatë paradites sugjerohet që të hani vetëm pemë, e më pas duhet të prisni së paku gjysmë orë derisa te ushqimi i radhës.

Më vonë, në pjesën tjetër të ditës mund të konsumoni drithëra si elb, misër. Drithërat dhe patatet janë burimi më i rëndësishëm i energjisë gjatë dietës, kështu që duhet t'i hani gjatë të gjitha shujtave kryesore. Drekën, shujtën kryesore do të duhej ta fillonit me lëng nga perimet e freskëta, e si pjesë e pandashme në pjatë gjendet orizi integral zier ose patatja. Për darkë përgatisni sallatë të freskët nga perimet e ndryshme. Dieta e gjelbër para së gjithash i dedikohet detoksimit të organizmit, që sjell humbjen e kilogramëve shtesë. Është e pasur me fibra ushqyese, të cilat e përshpejtojnë procesin, rregullojnë tretjen dhe ndihmojnë në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit.

SHEMBULLI I MENYSË SË PARË

Para kafjallit: një gotë lëng të shtrydhur nga pemët. Kafjalli: sallatë me pemë me gjysmë lugë mjaltë. Dreka: një gotë lëng domatesh, gjellë të trashë nga karota me pjesë të kungulleshkave dhe oriz integral, sallatë nga lakra. Zamra: jogurt. Darka: një gotë lëng nga karota, sallatë.

SHEMBULLI I MENYSË SË DYTË

Para kafjallit: një gotë lëng të shtrydhur nga pemët. Kafjalli: një rriskë bukë integrale ta lyeni me djathë të lopës (100 g), shtoni kripë dhe presh të freskët. Hani një rriskë ananas dhe një kivi. Dreka: pastroni 250 g sqaq dhe 150 g patate dhe i copëtoni. Shtoni perime dhe i zieni në zjarr të lehtë 15 deri 20 minuta. Në fund shtoni farat e susamit. Zamra: jogurt me pemë. Darka: pemë sezonale.

SHEMBULLI I MENYSË SË TRETË

Para kafjallit: një gotë lëng të shtrydhur nga pemët. Kafjalli: Bukë misri. Dreka: 250 g brokoli dhe 125 gr karota i pastroni, i preni në copë të vogla dhe zieni në 150 ml supë nga perimet. Zamra: një pjesë pjepër. Darka: sallatë nga karotat e ziera, kërpudha, speca, hudhër dhe majdanoz.

(Kosova Sot Online)