A mund të shkaktohet depresioni nga bakteret në stomak?

  • 02 June 2020 - 15:07
A mund të shkaktohet depresioni nga bakteret në stomak?

S hkencëtarët thonë se rrënjët e depresionit mund të jenë pikërisht në zorrë dhe në trilionë baktere, të cilat jetojnë pikërisht në zorrë. Ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm, por në stomakun e njeriut jetojnë rreth 200 gramë mikrobe. Disa prej tyre e ndihmojnë tretjen. Por, të tjerat në masë të madhe ndërlidhen me shëndetin në përgjithësi, duke shkaktuar nga autizmi e deri te skleroza multiple. Tash, në bazë të disa eksperimenteve në kafshë, ekspertët sugjerojnë se bakteret në zorrë luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e depresionit.

Një studim kanadez ka treguar se nëse një mi i porsalindur preket nga stresi pasi që kohë pas kohe ai ndahet e më pas bashkohet me të ëmën, kjo shkakton ankthe dhe depresion. Mendohet se lloje të ndryshme të stresit, në veçanti në fëmijëri, ndikojnë në kiminë e stomakut, duke lejuar që disa baktere të lulëzojnë më shumë se disa të tjera. Më pas këto baktere prodhojnë substanca që ndikojnë në kiminë e trurit, duke shkaktuar simptomat e depresionit. Studiuesi Premysl Bercik thotë: "Ne kemi treguar, për të parën herë se bakteret luajnë rol kyç në këtë sjellje anormale".

(Kosova Sot Online)