A na mbron urthi nga helmimet në ushqim?

  • 03 June 2020 - 15:03
A na mbron urthi nga helmimet në ushqim?

Urthi, apo të djegurat në gjoks, si dhe tretja jo e mirë e ushqimit mund të jenë një gjellë e mbetur evolucionare për të na mbrojtur kundër helmimit me ushqim, sugjeron studimi i fundit. Analistët, të cilët merren me acidet në stomak dhe ushqimet e kafshëve, kanë zbuluar se niveli i lartë i acideve në stomak nuk zhvillohet për ta tretur më shpejt ushqimin. Në vend të kësaj, kjo është një mekanizëm mbrojtës për të mbrojtur kafshët nga helmimi përmes ushqimit, helmim ky që shkaktohet nga mikrobet.

Kafshët, të cilat ushqehen me mbetjet e kafshëve të ngordhura, si grabitqarët për shembull, ishte zbuluar se kanë nivel të lartë të acideve në stomakun e tyre, pasi që zakonisht kafshët e tilla ushqehen me ushqim të kontaminuar. Studiuesit po ashtu kanë zbuluar se stomaku i njeriut posedon nivel të lartë të acideve. Në fakt, disa antropolog besojnë se speciet e hershme të njerëzve kishin konsumuar mishin në të njëjtën mënyrë sikurse tash që e bëjnë grabitqarët dhe kështu mund të kenë pasur të njëjtën mbrojtje.

(Kosova Sot Online)