Erëza e shenjtë antike

  • 03 June 2020 - 15:12
Erëza e shenjtë antike

Kurkuma me arsye konsiderohet dhe cilësohet si njëra ndër erëzat më të shëndetshme, e popujt antikë madje e kanë cilësuar edhe si ushqim të shenjtë, shkaku se kishte efekt të hatashëm shërues. Ky ilaç i çuditshëm dhe po aq shërues është një dhuratë për njerëzimin, sepse jo vetëm se e forcon sistemin imun, por se ndihmon edhe te shumë infeksione të ndryshme dhe konsiderohet si një antibiotik natyral. Në bazë të studimeve të shumta, kurkuma posedon fuqinë e ripërtëritjes së qelizave të trurit dhe u sugjerohet personave që vuajnë nga Alzhaimer-i. Mund ta përdorni në mënyra të ndryshme e ne ju sjellim tri më populloret. A na mbron urthi nga helmimet në ushqim?

RECETA SHKRUAN: FIKRIJE UKELLI- CEKA PASTA KUNDËR AKNEVE DHE PSORIAZËS

Përbërësit: - 3 lugë argjilë të gjelbër; - 1 lugë kurkumë; - 2-3 pika vaj ulliri.

PËRGATITJA

Thjesht i përzieni të gjithë përbërësit, e formoni një pastë dhe e vendosni në fytyrë, sikurse një maskë. E lini të veprojë për rreth 30 minuta, e më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

ËMBËLSIRA NGA KURKUMA PËR FORCIMIN E IMUNITETIT

Përbërësit: - 500 gramë miell; - 1 lugë sodë bikarboni; - 1 lugë xhenxhefil të bluar; - 1 lugë kurkumë; - Piper të bluar; - 300 gramë mjaltë; - Lëngun e një limoni; - 1 dl vaj ulliri/kokosi.

PËRGATITJA

Së pari përzieni përbërësit e thatë, e më pas ata të lagësht. I bashkoni dhe i përzieni mirë. Me duar ju dhuroni formën dhe i vendosni në tepsi mbi letrën për pjekje. Ëmbëlsirat i piqni për 20 minuta në 170 gradë.

ILAÇI PËR DHIMBJET E FYTIT

Përbërësit: - 250 ml ujë të vakët - 1 lugë kurkumë - ½ ke lugë kripë deti.

PËRGATITJA

Thjesht i përzieni të gjithë përbërësit dhe e shpëlani fytin disa ditë brenda ditës. Fyti i infektuar do të qetësohet, e rezultatet do t'i ndjeni përnjëherë.

(Kosova Sot Online)