Me ujë kundër fryrjeve në stomak

  • 06 June 2020 - 09:00
Me ujë kundër fryrjeve në stomak

Uji është pjesë përbërëse e trupit tonë dhe për këtë arsye është kaq i rëndësishëm ta konsumojmë rregullisht dhe në sasi të mjaftueshme. Sasia prej 8 gotash është e mesatare e mjaftueshme, por megjithëse se secili organizëm është i ndryshëm, këtë rregull nuk duhet ta injoroni. Por, konsumimi i ujit mund të jetë edhe më i dobishëm, sidomos nëse trupit tuaj dëshironi t'ia siguroni elektrolitet dhe vitaminat e mjaftueshme, nëse dëshironi ta hiqni qafe fryrjen në stomak. Barkun e fryrë e shkakton tretja e ngadalshme dhe dehidrimi prandaj çyshtë koha t'i qaseni zgjidhjes së shpejtë, e cila fshihet në ujin freskues

PËRBËRËSIT: - 1 kavanoz prej qelqi, 3 litra - 2 litra ujë - 1 lugë xhenxhefil të gërryer - 1 trangull mesatar për nga madhësia - 1 limën mesatar për nga madhësia - 12 gjethe të freskëta nenexhik (ose 1 lugë të tharë)

PËRGATITJA: 1. Trangullin e shpëlani mirë dhe e preni në rriska të holla, njëjtë bëni edhe me limonin. 2. Xhenxhefilin e freskët e gërryeni dhe së bashku me përbërësit tjerë e futni në kavanoz. 3. Përbërësit i mbuloni me ujë, i përzieni dhe i lini në frigorifer gjatë natës. 4. Një gotë e pini në mëngjes, sipas mundësive në bark të thatë dhe sa herë të ndjeni etjen.

(Kosova Sot Online)