Fara, e cila rrit gjinjtë dhe zvogëlon peshën trupore

  • 05 June 2020 - 15:17
Fara, e cila rrit gjinjtë dhe zvogëlon peshën trupore

Duket se do të realizohet përfundimisht ëndrra e shumë femrave Ë ndrra thuajse e çdo femre është që të ketë gjinj më të mëdhenj dhe bel më të hollë. Bima e njohur me emrin "sana greke" (latinisht Trigonella foenum graecum), respektivisht farat e saj, duket se kanë veti mrekullibërëse, duke ndihmuar që të përtërihet i tërë organizmi. Edhe pse mund të duket e çuditshme, sana greke mund të ndihmojë në rritjen e gjinjve te fermat, meqë përmban substancën fitoestrogjen, e cila është një hormon bimor, që me të vërtetë i rritë gjinjtë dhe ndihmon në mbajtjen e peshës ideale të trupit.

SHUMË E DOBISHME

Përpos kësaj, kjo bimë është e mirë edhe për gjidhënëset, meqë stimulon prodhimin e qumështit, e qetëson beben, furnizon me hekur si nënën, po ashtu edhe beben dhe ndihmon beben që të rritet. Sikur kjo të mos mjaftonte, sana greke qetëson edhe problemet e shkaktuara nga sindroma premenstruale (PMS). Meqë vepron edhe në mitër, atëherë këtë bimë mund ta konsumoni edhe disa ditë para terminit të lindjes, meqë ajo nxitë tkurrjen e mitrës, duke lehtësuar me këtë edhe vet aktin e lindjes së fëmijës. Përpos që iu ndihmon femrave, kjo bimë është e dobishme edhe për meshkujt, për shkak se përmban disogjeninë. Kjo është një substancë e cila e rritë epshin seksual te meshkujt dhe shëron shumë probleme të tjera seksuale.

E NJOHUR QË NË KOHËT ANTIKE

Profeti Muhamed ka thënë se po t'ia dinin njerëzit vlerën e farës së kësaj bime, atëherë do ta paguanin me ar, aq sa peshon ajo. Duhet ditur se, qoftë në ushqime, apo si ilaç, përdoret vetëm fara e kësaj bime, e cila është pjesë përbërëse e shumë mëlmesave, sikur që janë kjuri, etj. Farat e kësaj bime mrekullibërëse janë të dobishme edhe kundër alergjive, shtypjes së lartë të gjakut, për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, për pastrimin e sinuseve, stimulimit të metabolizmit, etj.

ÇAJI NGA SANA GREKE

Dy lugë fara të kësaj bime i qitni në 2 dl të ujit të ftohtë. Zieni, lërini që të rrijë mbuluar për 20 minuta, duke përzier herë pas here, e më pas e kulloni. Pijeni ngadalë, në sasi të vogla.

PLUHURI

Farat e kësaj bime mundeni edhe t'i bluani, me ç'rast e konsumoni gjysmë luge nga ky pluhur, dy herë në ditë, për përmirësimin e tretjes.

LAKSATIVI

Nëse keni probleme me kapsllëk, atëherë duhet të konsumoni deri në një lugë të vogël pluhur të farave të sanës greke, të përziera në 2,5 dcl ujë, duke e pirë 1 deri 3 herë në ditë.

(Kosova Sot Online)