Mitet rreth karbohidrateve që dërgojnë në mbipeshë

  • 07 qershor 2020 - 14:35
Mitet rreth karbohidrateve që dërgojnë në mbipeshë

Që nga momenti kur dietat me pak karbohidrate janë popullarizuar, dëgjojmë fjalë rreth asaj se si karbohidratet na trashin. Pikërisht shkaku i deklaratave të tilla i shmangim ato, për të humbur në peshë e që në fakt e bëjmë gjënë e gabuar. Këto janë vetëm disa nga mitet rreth karbohidrateve që trashin.

PATATET JANË TË DËMSHME

Nëse e bëni këtë, do të shmangni nutrientet që ndihmojnë gjatë humbjes në peshë. Një patate e bardhë ka rreth 11 për qind të sasisë së nevojshme me fibra, që nxitin humbjen e kilogramëve. Pos kësaj, patatet kanë rreth 12 për qind të nevojave ditore me magnez dhe 2 për qind kalium.

KARBOHIDRATET JANË TË DËMSHME PËR SHEQERIN NË GJAK

Karbohidratet përmbajnë fibra dhe niseshte, të cilat do t'ju ngopin dhe kështu do ta rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

KARBOHIDRATET NUK NA NEVOJITEN PËR USHTRIME

Kur të hani karbohidrate, trupi juaj i përpunon dhe i dërgon në muskuj në formë të glikogjenit. Këto karbohidrate të përpunuara janë derivat i vërtetë për muskujt.

(Kosova Sot Online)