Mos përdorni vajin e kantarionit në plazh

  • 08 June 2020 - 15:07
Mos përdorni vajin e kantarionit në plazh

E dhe pse është shumë i dobishëm në shërimin e ënjtjeve, kurrsesi mos e vëni para se t'i ekspozoheni diellit. Sugjerohet që para se të shkoni në plazh të hani 20 gr çokollatë të zezë, të pini lëng portokalli, të grimconi sojë apo edhe të hani sallatë të gjelbër. Në objektivin e rrezeve të dëmshëm të dellit janë të gjitha llojet e lëkurës, e pos rrezikut nga sëmundjet malinje, ekspozimi i tepërt në diell e plak më shpejtë lëkurën, ndikon në shfaqjen e njollave në lëkurë. Për t'u kujdesur si duhet për lëkurën, hapi i parë është ushqimi i shëndetshëm,e më pas kremrat në bazë të bimëve, të cilat mund t'i përgatisni në shtëpi.

Gjatë kësaj periudhe kohore duhet shmangur selino, të mos pini antibiotik nëse dilni në diell, mos përdorni parfume dhe vaj eterik. Nëse ndjeni dhimbje, skuqje, të kruara në lëkurë, menjëherë duhet të largoheni nga dielli, të pini sa më shumë lëngje, ta ftohni lëkurën me dush të ftohtë. Mund të lyeni trupin edhe me jogurt, por jo të jetë i ngrirë, me çaj të gjelbër, por, kini kujdes, mos e lyeni kurrë trupin me vaj kantarioni dhe t'i ekspozoheni më pas diellit.

(Kosova Sot Online)