Personat shtatshkurtër kanë shëndet më të keq?

  • 09 June 2020 - 12:18
Personat shtatshkurtër kanë shëndet më të keq?

Studimet e reja kanë dëshmuar se, personat me shtat të ulët kanë qëndrim pesimist dhe të pashëndetshëm ndaj jetës. Pa marrë parasysh se çfarë është jeta e tyre shëndetësore, ata konsiderojnë se është dëshpëruese.

Meshkujt dhe femrat me shtat të shkurtër, janë me shëndet më të keq psikik dhe fizik, sesa njerëzit me lartësi mesatare.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 14.000 të anketuar, të cilët janë lutur të vlerësojnë shëndetin e tyre në bazë të indikatorëve siç është lëvizshmëria, dhimbja dhe depresioni, transmeton Telegrafi.

Ata të cilët janë gjetur në kategorinë më të ulët, janë meshkujt me shtat më të ulët se 1.65 metra dhe femrat më të shkurtra se 1.52 metra, të cilët shëndetin e tyre e kanë vlerësuar më së keqi.

Hulumtimi nuk ka përfshirë gjendjen e vërtetë të tyre shëndetësore por vetëm atë se si ata e përjetojnë.

“Në një mostër të madhe përfaqësuese kemi vërtetuar që njerëzit shtatshkurtër ndjehen më keq se ata shtatlartë. Të dhënat e fituara kanë dëshmuar që sa më i shkurtër të jetë personi, rezultatet janë më të ndërlidhura”, ka thënë doktori Torsten Christensen.

Madje edhe 2.5 centimetra më shumë do të përmirësonte dukshëm gjendjen psikike të personave me shtat të shkurtër, për të cilët edhe qasja e tyre ndaj shëndetit dhe jetës gjithashtu do të ndryshonte.

– E dimë që personat me rritje të ulët ndeshet me një varg vështirësish gjatë shkollimit, punësimit dhe gjetjes së partnerit të jetës.

Hulumtimi nuk ka dëshmuar që rritja më e shkurtër shkakton shëndet më të keq psikik dhe fizik, por që njerëzit e shkurtër ndjehen më keq në mënyrë fizike dhe psikike, ka përfunduar Christensen.

(Kosova Sot Online)