Të mavijosurat, parandalimi dhe shërimi i tyre

  • 09 June 2020 - 15:05
Të mavijosurat, parandalimi dhe shërimi i tyre

Të mavijosurat shfaqen si pasojë e derdhjes së gjakut nga enët e dëmtuara të gjakut në thellësinë e lëkurës. Edhe pse zakonisht shfaqen si pasojë e ndonjë goditje, ekzistojnë edhe disa arsye pse duhet të këshilloheni me mjekun.

LEHTËSIMI ME AKULL

Nëse ka ndodhur goditja (sidomos nëse goditja është e fortë), pasojat mund t'i zvogëloni dhe të parandaloni një të mavijosur më të madhe. Akulli zvogëlon të ënjturat dhe dhimbjen, të ftohtit i tkurr enët e gjakut. Pasi të keni pranuar ndonjë goditje, vendosni një kompresë të ftohtë, e mbani për 20-30 minuta, e më pas e lini që lëkura të pushojë.

NËSE E MAVIJOSURA NUK KALON…

Në fakt, një e mavijosur e zakontë duhet të kalojë për dy javë. Nëse pas dy javësh ajo nuk kalon dhe dyshoni se trauma ka dëmtuar ashtin, ndjeni dhimbje të jashtëzakonshme, lajmëroni mjekun. Të mavijosurat nuk shfaqen vetëm shkaku i goditjeve, mund të shfaqen edhe te personat që ushtrojnë shumë.

(Kosova Sot Online)