Ilaçi tradicional për trajtimin e astmës, bronkitit, kollës dhe problemeve me mushkëri

  • 09 June 2020 - 15:11
Ilaçi tradicional për trajtimin e astmës, bronkitit, kollës dhe problemeve me mushkëri

Shumë njerëz kanë probleme të ndryshme me mushkëritë, e më e shpeshta është astma, bronkitisi dhe forma të ndryshme të kollës. Problemet me mushkëri mund të shkaktohen nga infeksionet, si dhe përmes gjendjeve të ndryshme, alergjive dhe natyrisht duhani. Në vijim ju paraqesim ilaçin popullor kundër këtyre problemeve, e sidomos të mushkërive dhe të zemrës.

PËRBËRËSIT DHE PËRGATITJA

Gjysmë kilogramë qepë të kuqe; - gjysmë kilogramë sheqer; - 2 limonë; - 1,5 litra ujë; - 7 lugë të mëdha mjaltë shtëpiak. Sheqerin e ngrohni derisa të merr ngjyrë, shtoni qepët e copëtuara imët, i pjekim për pak dhe shtoni ujin. Të gjitha së bashku të vlojnë në temperaturë të qetë derisa të mos avullohet 1/3 e ujit. Më pas e lini të ftohet, shtoni 2 limonët e copëtuar dhe mjaltin dhe gjithçka përzieni. E lini të qëndrojë, e më pas e vendosni në shishe prej qelqit. Përdorni një lugë të ilaçit para secilës shujtë.

(Kosova Sot Online)