Masazhi i shputave që përmirëson gjithë shëndetin

  • 10 June 2020 - 15:05
Masazhi i shputave që përmirëson gjithë shëndetin

E dhe pse është e dëshirueshme të përdoren vajra të pasura me përbërës shërues, sepse efekti atëherë do të jetë maksimal, mjafton edhe një masazh e thjeshtë për relaksim, që qetëson mendjen dhe ndihmon ata që vuajnë nga stresi dhe pagjumësia. Masazhin është mirë ta bëni pak para gjumit, e trupi do t'ju falënderohet. Masazhi zgjat jo më shumë se 10-15 minuta. E ngrohni pak vajin, atë të susamit. E vendosni në shpua dhe atëherë ngadalë dhe me lëvizje të buta e shpërndani vajin nëpër gjithë pjesët. Prekni thembrat, gishtërinjtë, duke tërhequr të dyja duart nga lart.

Përsëritni disa herë lëvizjet tuaja dhe gjithmonë shtoni më shumë vaj atëherë kur mendoni se kjo është e nevojshme. Lejoni vetes kohë të mjaftueshme dhe kënaquni në qetësinë dhe paqen. Efektet shëruese të masazhit të shputave:

1. Forcon sistemin imun të njeriut

2. Dhuron energji dhe ripërtëritje

3. Përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe e pastron organizmin

4. Sjell ekuilibër dhe qetësi

5. Qetëson dhe e largon stresin

(Kosova Sot Online)