Pija për humbje të shpejtë të peshës

  • 12 June 2020 - 15:04
Pija për humbje të shpejtë të peshës

Pastrimi i organizmit është më së lehti që të fillohet me një pije që ka vetëm dy përbërës. Pija nga xhenxhefili dhe limoni bëhet shpejtë dhe thjeshtë, ndërsa është e shkëlqyeshme për ta pastruar organizmin nga helmet. Përveçqë e nxit metabolizmin, kjo pije nxit edhe humbjen e peshës. Xhenxhefili është një antioksidues i fortë, i cili e nxit funksionin e mëlçisë dhe është shumë i mirë për detoksikim të organizmit. Përveç kësaj ndihmon edhe në rast të fryrjes së barkut dhe shpejton tretjen. Limoni në anën tjetër ka efekt diuretik që nxit largimin e helmeve nga organizmi.

PËRBËRËSIT

3 decilitra ujë në temperaturë të dhomës; - lëngu i shtrydhur u një gjysme të limonit; - 1 centimetër i rrënjës së xhenxhefilit.

PËRGATITJA

Lëngun e limonit dhe xhenxhefilin e grirë imët i qitni në një gotë me ujë të vakët. Pijen e lini të qëndrojë pak e më pas e pini. Kjo pije çudibërëse mund të shërbejë si detoksikim dhe përgatitje për dietë, por edhe si pije e mëngjesit, e cila do t'ju ndihmojë që ta pastroni organizmin nga helmet. Sipas dëshirës mund ta ëmbëltoni me shumë pak mjaltë.

(Kosova Sot Online)