Ilaçi natyral për shumë sëmundje

  • 12 June 2020 - 15:09
Ilaçi natyral për shumë sëmundje

Kantarioni rritet në kodra të thata, në livadhe, tokë të papunuar, skaje të pyjeve. Koha më e mirë për mbledhje është në muajt maj dhe qershor. Pjesë shëruese të bimës janë lulet dhe gjethet.

DOBIA E SHUMËFISHTË

Karakteristikat shëruese të kësaj bime njihen për një kohë të gjatë, sikur edhe për ndikimin e saj, kështu që është një bimë shëruese e çmuar. Shëron mukozën e mushkërive, ngërçet në bark, ndikon në gjak, sëmundje të veshkave, mëlçisë dhe fshikëzës. Është veçanërisht efikase në rastin e urinimit të pakontrolluar. E përzier me bimët tjera shëruese, është mjet i shkëlqye në shërimin e kollës dhe astmës. Kantarioni në popull përdoret kundër të prerave, djegieve, hemorroideve, ndihmon në shërimin e plagëve edhe si antiseptik, ndërsa përbrenda kundër dhimbjeve të mëlçisë, lukthit etj. ndikimi i vajit të kantarionit është i shumëfishtë. Me të lyhen plagët, të prerat, vendet e djegura.

PËR BUKURI DHE SHËNDET

Vaji i kantarionit aplikohen në mënyrë lokale, për masazhe, kompresa, kataplazma, por përdoret edhe si erëz. Rekomandohet veçanërisht në kujdesin ndaj lëkurës së ndjeshme, në kozmetikë dhe mjekësi për masazhe, lëkurë të tharë, lëkurë të lërueshme, si mbrojtje ndaj rrezatimit, si dhe për trajtim të puçrrave, aknes dhe djegieve. Ndihmon në shërimin e plagëve na të cilat rrjedh gjaku, në rastet e lëndimit të muskujve, sëmundjeve reumatike dhe të ënjtjeve pas goditjeve.

ÇAJI I MIRË PËR TË GJITHË

Çaji mund të pihet disa herë në ditë për t'i rimëkëmbje nga sëmundjet me dhimbje dhe inflamacione të organeve të brendshme. Nëse në paketim nuk shkruhet ndryshe, çaji nga kantarioni përgatitet me 2 decilitra ujë të valë dhe me një lugë me lule dhe gjethe të thara të bimës. I mbuluar me kapak duhet që të qëndrojë së paku dhjetë minuta dhe pihet pa u ëmbëltuar. Nëse e mblidhni vetë bimën, duhet të siguroheni që të jetë nga sipërfaqet e pastra ekologjike dhe së pak 300 metra larg rrugëve të ngarkuara me trafik. Të gjitha bimët shëruese thithin grimca helmuese nga gazrat, kështu që nuk bën të mblidhen dhe të përdoren nëse janë në afërsi të rrugëve.

(Kosova Sot Online)