Pesë arsyet pse grumbullohen kilogramët

  • 13 June 2020 - 13:41
Pesë arsyet pse grumbullohen kilogramët

Shkencërisht është vërtetuar se mbipesha nuk shkaktohet vetëm si pasojë e konsumimit të pakontrolluar të ushqimit dhe mungesës së aktiviteteve fizike, por ekzistojnë edhe disa faktorë tjerë. Si arsye e parë përmenden antibiotikët në ushqim dhe si ilaçe. Antibiotikët shpëtojnë shumë jetë, por se njerëzit sot i pinë pa kontroll. Si arsyeja e dytë janë numri gjithnjë e më i madh i ilaçeve që u jepen kafshëve, derisa njerëzit e konsumojnë mishin e tyre.

Në kafshë të ndryshme injektohen hormone të ndryshme, e me konsumimin e tyre përmes mishit në i sjellim në organizmin tonë. Mbipesha është vetëm një nga simptomat e përdorimit të tepërt të ilaçeve. Arsyeja e tretë janë kemikatet dhe pesticidet që ndikojnë në çrregullimin e sistemit endokrin. Shumë kemikate shtëpiake, sidomos ato në ambalazh prej plastikës, që i përdorim për çdo ditë njihen si pengues të sistemit endokrin. Këto kemikate për nga struktura janë shumë të ngjashme me estrogjenin dhe mund të ndikojnë në funksionimin normal të këtij hormoni. Arsyeja e katërt janë ëmbëltuesit artificialë. Shumë herë është vërtetuar se ushqimi dietal, ëmbëltuesit e ndryshëm, në fakt e nxitin oreksin. Arsyeja e pesë është ushqimi i shpejtë. Ajo që brengos në mbipeshën e fëmijëve është pikërisht ushqimi i shpejtë.

(Kosova Sot Online)