Bëni shumë punë njëkohësisht? kemi lajme të këqija për ju!

  • 13 June 2020 - 13:49
Bëni shumë punë njëkohësisht? kemi lajme të këqija për ju!

Truri ynë nuk është krijuar që të kryejë shumë funksione në të njëjtën kohë. Është i dizajnuar në atë mënyrë që të përqendrohet në një punë të caktuar, ndërsa që bombardimi me shumë informacione do ta ngadalësojë punën e tij. Sipas shkencëtarëve, derisa ne mendojmë se po punojmë dhe kryejmë shumë obligime përnjëherësh, ne vetëm sa kalojmë nga njëra te tjetra. Ndryshimi i shpeshtë i detyrave krijon shprehi jo të mira në trurin e njeriut.

Kur e bëjmë ndonjë punë të vogël (përgjigjemi në "e-mail", dërgojmë "SMS") 'na godet' hormoni dopaminë, i njohur si hormoni i lumturisë. Truri ynë e pëlqen këtë hormon dhe jemi të inkurajuar që midis detyrave të vogla të hedhim edhe detyra të tjera, që ofrojnë lumturi. Kështu futemi në rrethin e pikëllimit, duke menduar se kemi bërë diçka, por që në fakt nuk kemi bërë gjë tjetër, pos ngarkesës së trurit dhe moskryerjes së punëve.

(Kosova Sot Online)