Ky vaj nuk është magjik, por bën çudinë!

  • 18 June 2020 - 15:06
Ky vaj nuk është magjik, por bën çudinë!

Vaji i ricinusit (lat. Ricinus communis) në popull njihet si vaj me efekte të shumta pozitive në shëndetin e njeriut. Ky vaj nuk është magjik, por bën çudinë. Pos se njihet për efektin që ka në rritjen e flokëve, vaji i ricinusit mundet ta përshpejtojë edhe rritjen e qimeve të tjera, kështu që nëse dëshironi të keni vetulla më të trasha, atëherë për çdo mbrëmje lyeni vetulla me këtë eliksir të bukurisë. Ekzistojnë edhe disa studime të tjera që kanë treguar se konsumimi i përditshëm i këtij llojit të vajit në masë të madhe mundet të zvogëlojë problemet me alergjitë.

Dhe atë vetëm duke përzier disa pika të vajit me qumësht ose me jogurt. Gjithsesi, para se të filloni që këtë vaj të përdorni në mënyrë orale, paraprakisht duhet ta këshilloni mjekun tuaj, shkau se mund të ketë efekte të dëmshme anësore. Nëse keni probleme me aknet provoni që dy deri në tri herë të aplikoni mënyrën e lyerjes së fytyrës me vaj ricinusi. Paraprakisht duhet ta pastroni fytyrën, e në ujë shtoni disa pika vaj eterik në mënyrë që tretmani të jetë më i këndshëm.

(Kosova Sot Online)